Profesori i Medresës në Gjilan, Muhamed Dërmaku ka bërë një veprim interesant.

Ai ka përcjellur gjeneratën e katërt të paraleles ku aty janë vetëm vajza.

Dërmaku e ka postuar në Facebook duke lavdëruar vajzat, por në foton e publikuar nga ai, edhe pse emrat janë publikuar, ka vendosur që fytyrat t’ua mbulojë.

“Ato paskan thurur fjalë të mira për mua, por realiteti është se ato ishin të mirat e shkollës. Ishte një klasë tejet e kompletuar në mësim, sjellje, fetari, edukatë e respekt. Mjafton të kuptohet, që e tërë klasa shënuan vetëm 60 mungesa gjatë tërë vitit shkollor 2023/24. Tri nxënëse në klasë, për tri vjet shkollim, nuk u shënuan asnjëherë në mungesa.”

Teksa shprehet krenar që ishte kujdestari i tyre.

“Allahu i ruajttë nga çdo e ligë dhe ua dhëntë të mbarën në jetë. Paçin suksese të shumta në jetë dhe qofshin ruajtëset më të dinjitetshme të familjes dhe vlerave fetare e njerëzore,” shkruan Dërmaku.