Etika vs klikimet

Profesoresha e etikës komenton raportimin e mediave për rastin në Podujevë, tregon ku gabuan

Rasti i ndodhur në Podujevë, ku ka mbetur i vdekur një i ri, nga plagët e marra nga dhuna që ia shkaktuan bashkëmoshatarët e tij, ka shokuar të gjithë.

E, shokues është konsideruar edhe publikimi i videos ku shihet qartazi se si ka ndodhur gjithë ngjarja.

Mediat që e publikuan videon, u kryqëzuan nga thuajse të gjithë, pasi,  u tha se u shkel etika gazetareske, me këtë publikim.

Por, a gabuan mediat që e bën virale këtë video?

Përgjigjën e kësaj pyetje e ka dhënë profesoresha e Etikës së Gazetarisë, Remzie Shahini-Hoxhaj.

Në një intervistë për Ballkani.info, Shahini-Hoxhaj tregoi se çka është dashur mediat të bëjnë, para publikimit të videos së tillë.

Këshillën e profesoreshës e keni në videon më poshtë: