Rama-Zelensky

Prodhim armësh për Ukrainën? Marrëveshja me Zelenskyn shkon për votim në parlamentin shqiptar

Bashkëpunimin ndërmjet Shqipërisë dhe Ukrainës ka shkuar për votë në Parlament. Marrëveshja e firmosur nga Edi Rama dhe Volodymyr Zelensky në Tiranë dy muaj më parë, tashmë kërkon miratimin e Kuvendit në mënyrë që të fillojë zbatimin.

Por më shumëse sa bashkëpunimi në sektorë si ekonomia apo kultura, marrëveshja duket se i lë një derë të hapur kërkesës së presidentit Ukrainas për të prodhuar armë në vendet e Ballkanit Perëndimor, që do të ndihmonin ushtrinë e Kievit në luftën me Rusinë.

Marrëveshja me Shqipërinë, ka një nen të posaçëm sa i përket bashkëpunimit ushtarak.

“Palët do të zhvillojnë kontakte dhe shkëmbime ushtarake. Ata do të shkëmbejnë rregullisht mendime dhe informacione për doktrinat e tyre ushtarake dhe çështje të tjera me interes të përbashkët ushtarak.”

Që nga nisja e agresionit rus, Shqipëria ka qenë ndër vendet që ka mbështetur fort rezistencën Ukrainase, jo vetëm në politikë të jashtme, por edhe me armatime si automjete të blinduara anti-mina apo predha dhe municione luftarake, raporton A2Cnn.