Chelsea po kalon një sezon mjaft të vështirë. “Blutë e Londrës” mund të humbasin mundësinë për të luajtur në Champions, ndërsa tifozët janë kundër trajnerit Sarri dhe stilit të tij të lojës.
Problemet kanë qenë të shumta dhe me dëmtimet dhe i fundit që mbyll sezonin është Antonio Rudiger.
Ky i fundit u dëmtua në ndeshjen kundër Manchester United (1-1) dhe u detyrua të linte fushën e lojës në minutën e 65′.
Gjermani është operuar në gju dhe fatmirësisht gjithçka ka shkuar mirë siç e tregon dhe vetë ai në një postim në rrjetet sociale. 26-vjeçari është titullar absolut te Chelsea dhe këtë sezon ka luajtur 33 ndeshje.
“Sa keq, nuk do të jem në gjendje të ndihmoj skuadrën në ndeshjet e fundit të sezonit. Operacioni në gju shkoi mirë dhe jam shumë pozitiv. Mirënjohje për të gjithë mesazhet dhe komentet. Një falenderim special për doktorin Mariani dhe skuadrën e tij”, – shkruan Rudiger.
https://twitter.com/ToniRuediger/status/1123304687913054208?







