Probleme për Bernard Challandes, një tjetër lojtar i Kosovës është lënduar rëndë

Bernard Berisha do të mungojë së paku gjashtë javë, duke iu shtuar listës së mungesave të gjata, pas Arbër Zenelit dhe Hekuran Kryeziut.

Kombëtarja e Kosovës gjatë këtij muaji do t’i zhvillojë dy ndeshjet “finale” në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2020”.

Kosova e viziton Republikën e Çekisë para se ta presë Anglinë në Prishtinë, në dy ndeshjet finale të Grupit A kualifikuese, të cilat do ta përcaktojnë fatin e Kosovës për pjesëmarrje apo jo në Evropian në tentimin e parë.

Pas ndeshjeve të katërta në grup, Anglia prinë me 12 pikë derisa Cekia ndodhet e dyta me nëntë pikë.

Kosova zë pozitën e tretë me tetë pikë kurse Mali i Zi dhe Bullgaria i kanë nga dy pikë të grumbulluara.

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, edhe për takimet e radhës do të përballet me lëndime.

Krahas të lënduarve Arbër Zeneli dhe Hekuran Kryeziu që mungojnë tash e një kohë të gjatë, së fundmi një lëndim e ka pësuar edhe mesfushori që luan në Rusi me Akhmat Groznyn, Bernard Berisha.

Berisha ka pësuar një lëndim kohëve të fundit në Rusi, derisa bëhet e ditur se do të mungojë rreth gjashtë javë.

Ndryshe, Berisha në 17 ndeshje të zhvilluara këtë edicion në Premierligën ruse, ka realizuar tre gola në 17 paraqitje.

loading…