Kolona

Pritje të gjata| Policia bën thirrje që pos Merdarës, të shfrytëzohen edhe pikëkalimet tjera

Policia e Kosovës ka bërë thirrje që të shfrytëzohen të gjitha pikat kufitare.

Ata njoftojnë se pikëkalimi në Merdarë është më i ngarkuari për dalje, ku theksohet se pritjet janë mbi tri orë, përcjell KlanKosova.tv.

“Ne inkurajojmë të gjithë ata persona që shfrytëzojnë pikë kalimet kufitare, në këtë periudhë për dalje nga Republika e Kosovës të përdorin edhe alternativa (pika tjera kufitare) tjera, ku fluksi është me i vogël, në mënyrë që të ju shmangen pritjeve dhe kolonave eventuale”, thuhet në kumtesë.

Ndër të tjera theksohet se nëpër pikat tjera kufitare qarkullimi i njerëzve dhe mallrave është duke u bërë normalisht.