Pritje madhështore për Daut Haradinajn: Cërmjani i lavdisë në përkrahje të pa parë për konceptin shtet 100%

Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e koalicionit mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partisë Socialdemokrate, Daut Haradinaj, me numër 50, ka deklaruar se Cërmjani i ka dhënë mbështetje këtyre dy partive për ta udhëhequr vendin.

“Cërmjani i lavdisë në përkrahje të pa parë deri më tani për konceptin shtet 100%”, ka shkruar Daut Haradinaj në Facebook.

“Fitorja e madhe do vërtetohet me 6 tetor, fitore kjo që do të legjitimon vendimet e marra deri me tani, vendime që e bënë Kosovën shtet të plotfuqishëm. Na priftë e mbara!”, ka thënë ai.

loading…