Pritej të niste në orën 10, deputetët nuk e marrin seriozisht seancën e Kuvendit për Ligjin e Pagave

Seanca e Kuvendit të Kosovës, as sot nuk ka nisur në kohë.

Në këtë seancë ku në rend dite është shqyrtimi në lexim të dytë i Projektligji për Pagat dhe Zyrtarët Publikë, ishte paraparë që të nis në orën 10:00.

Edhe pas 30 minutave vonesë, deputetët ende nuk kanë hyrë në sallë, ndërkaq kyeparlamenti Glauk Konjufca kërkoi nga shefat e grupeve parlamentare që t’i ftojnë deputetët.

“Të nderuar po fillojmë me seancën, ju lutem shefat e grupeve parlamentare bëni thirrje deputetëve që të hyjnë në sallë”, tha Konjufca.

Ndryshe, vonesat e tilla të deputetëve janë bërë shprehi të shpeshta gjatë legjislaturave të ndryshme të Kuvendit të Kosovës.

Madje, deputetët janë kritikuar shpesh nga monitoruesit e Kuvendit për mos angazhim dhe mungesa të shumta në seanca, ani pse të njëjtit marrin paga të larta nga ky institucion. /Telegrafi/