Kokëqarjet për skuadrën e Prishtinës para ndeshjes me Feronikelin vazhdojnë të shtohen.

Komisioni i Garave të FFK-së, të hënën ka inicuar procedurë disiplinore ndaj sulmuesit të Prishtinës Basit Khalid, i cili goditi në fytyrë mbrojtësin e Llapit, Bujar Idrizi.

Secilit futbollist që i inicohet procedurë disiplinore, nuk ka të drejt loje.

Gjatë ditës së martë pritet të mblidhet komisioni disiplinor i cili do të marrë vendim për disa raste që ndodhën gjatë fundjavës.

Ndryshe, Prishtinës do t’i mungojnë edhe mbrojtësit Armend Dallku dhe Abdul Bashiru që janë të pezulluar me kartonë.