Drejtori i Inspektoratit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se kanë ndaluar vazhdimin e punimeve të disa terasave në lagjen Dardania në Prishtinë.

Tahiri ka thënë se inspeksioni ka dalur në vendin e ngjarjes pas lajmërimit nga qytetarët, përcjell Ballkani.info.

“Qytetarët janë inspektorët më të mirë të qytetit”, ka shkruar Tahiri. /Ballkani.info

Postimi i plotë:

Po pra, qytetarët janë inspektorët më të mirë të qytetit!

Njoftimi nga qytetarët në Qendrën e Thirrjeve (080012233) ka bërë që Inspektorët e Ndërtimit të reagojnë në këtë rast në lagjen Dardania. Pesë terrasa të ndërtuara shpejt ditëve të fundit, pa leje.

Punimet u ndalën. Vazhdojmë me procedurat ligjore, deri tek gjoba dhe rrënimi!