Prishtinë/ Hynë në mes të veturat për tu përleshur, nervozohen qytetarët që mbetën në trafik

Një mosmarrëveshje në komunikacion ka çuar në përleshje fizike mes dy personave.

Ngjarja ka ndodhur sonte në rrugën “Bill Clinton”, në Prishtinë.

Në pamjet e dërguara në KALLXO.com nga një qytetar shihet se si dy personat fillimisht fjalosen përderisa janë në mesin e veturave në mes të rrugës e përleshja pastaj bartet në trotuar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00.