Prishtinë: Gjuajti me armë me gaz në aheng familjar, lajmërohet policia

Dje në Prishtinë është pranuar informata për të shtëna me armë zjarri, policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe kanë hasur personin e dyshuar.

I njëjti ka pranuar se ka shtënë me armë me gaz në një aheng familjar.

Arma e cila dyshohet të jetë përdorur në rast është gjetur në një kontejner se bashku me një gëzhojë.

Njoftimi i plotë i policisë:

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM /Rruga e Shkupit, Prishtinë 28.11.2021 – 21:20. Njësitë policore pas pranimit të informatës për të shtëna me armë zjarri, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe aty kanë takuar të dyshuarin mashkull kosovar i cili ka pranuar se ka shtënë me armë me gas pasi kishin një aheng familjar. Arma e cila dyshohet të jetë përdorur në rast, është gjetur në një kontejner se bashku me një gëzhojë. Me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.