Prishtinasi alarmon shtetin: E merr bombën dhe e dorëzon në FSK, harroi rrezikun që po bënte

Një mjet i dyshimtë është evidentuar tek kazerma ushtarake “Adem Jashari”, në dalje të kryeqytetit.

Policia e Kosovës njoftoi sot për një mjet shpërthyes të cilin një qytetar e kishte sjellë pranë Kazermës ‘’Adem Jashari’’.

Mësohet se qytetari është i moshës rreth të 30-tave dhe hasi në mjetin shpërthyes ndërsa po punonte në kopshtin e tij në rrugën ”Dëshmorët e Ponoshecit” në Prishtinë.

I njëjti e ka marrë mjetin dhe me automjetin e tij (në bagazh të automjetit) e ka dërguar me qëllim për ta dorëzuar tek Forca e Sigurisë së Kosovës.

Natyrisht kjo ka alarmuar institucionet e sigurisë kosovare dhe kanë vepruar shpejt në lidhje me rastin, ata kanë larguar mjetin shpërthyes nga vendi i ngjarjes.