Prishtina zyrtarizon ndarjen me dy futbollistë

Mbrojtësi Gentrit Dumani dhe sulmuesi Marclei Cezar Santos janë larguar nga FC Prishtina.

Ndarja erdhi pas marrëveshjes së dyanshme në mes klubit dhe futbollistëve.

“Klubi jonë i falëndëron për përkushtimin e treguar në stinorin vjeshtor në fanellēn “bardhekaltër”.

FC Prishtina Dumanit e Santosit iu uron shumë suksese në vazhdim të karrierës”, ka shkruar fc Prishtina.