Prishtina zyrtarizon ndarjen edhe me Vangjelin

Pasi bëri zyrtar vendimin për të ndërprerë bashkëpunimin me Besart Berishën, Prishtina doli me një njoftim tjetër në mbrëmjen e së premtes.

Kampionia në fuqi e Kosovës në futboll bëri zyrtar vendimin për të ndarë rrugët me ish-reprezentuesin e Shqipërisë, Kristi Vangjeli.

Vangjeli erdhi në verë te Prishtina, por nuk kishte ndikimin e pritur.

Kontrata e tij ishte njëvjeçare.

Ai ka luajtur dhjetë ndeshje për Prishtinën, ndërsa e kishte një asistim.