Prishtina zbulon fanellat për edicionin 2019/20

Prishtina ka zbuluar tri fanellat për edicionin 2019/20, para ndeshjes me St Joseph në Ligën e Evropës.

Prishtina do të kërkojë ta shfrytëzojë terrenin vendas sonte në ndeshjen e parë kundër St Joseph që do të nisë në orën 20:45 në Fadil Vokrri, para se ta vizitojë Gjibraltarin për ndeshjen e kthimit pas një jave, në përpjekje për t’u kualifikuar në rrethin e parë kualifikues të Europa League.

Klubi ka njoftuar se sonte skuadra do të luajë me fanellat e reja për herë të parë.

“Skuadra sot promovon fanellat e reja të “Jako” të shtypura nga “FAME”, për edicionin e ri 2019/20”, shkruan klubi në “Twitter”.

Derisa fanellat e dyta do të jenë të bardha, kurse të tretat të kuqe.