Prishtina vazhdon me fitore, mposht thellë Arbërinë

Futbollistët e Prishtinës kanë shënuar fitore në ndeshjen e parë të xhiros së 20 në Superligën e Kosovës. Prishtina triumfoi thellë si mysafire e Arbërisë me rezultatin 4:0, në duelin e luajtur në fushën me bari sintetik në Ferizaj. Leonit Abazi (9’,20’), Leotrim Kryeziu (37’), Besnik Krasniqi (90’+1) shënuan për triumfin e Prishtinës.

Për Prishtinën, kjo është fitorja e dytë rresht në po aq ndeshje të luajtura në stinorin pranveror që nisi vikendin e shkuar. Me këtë fitore, Prishtina ngrihet në kuotën e 38 pikëve dhe mbetet në pozitën e tretë. Ndërkohë, për Arbërinë kjo është humbja e parë në pranverë pas barazimit në ndeshjen e shkuar në udhëtim te Trepça ’89. Ekipi nga Dobraja është i gjashti në tabelë me 22 pikë të mbledhura.