Prishtina triumfon bindshëm në Podujevë ndaj Llapit, barazim në ndeshjen Feronikeli-Drita

Xhiroja e 15-të e sezonit 2019/20 të Superligës së Kosovës i solli dy derbi interesante (Llapi- Prishtina, Feronikeli – Drita), të cilat filluan të shtunën në orën 13:00.

Prishtina arriti të sigurojë fitore bindëse me rezultat 1-4 kundër Llapit në Podujevë, ndërsa Feronikeli dhe Drita u ndanë me barazim pa gola në Drenas.

Prishtina i mori tri pikë të mëdha nga derbi me Llapin në Podujevë, duke siguruar fitore me rezultat bindës dhe pozitën e 4-të në tabelën e Superligës së Kosovës.

Për Prishtinën shënuan Armend Thaqi, Ahmet Januzi, Endrit Krasniqi dhe Ahmet Haliti – ndërsa golin e vetëm për Llapin e shënoi Kastriot Selmani.

Në anën tjetër, kampioni në fuqi i Kosovës, Feronikeli, u ndal me barazim pa gola nga mysafirja Drita, përkundër që të dyja skuadrat patën raste për ta gjetur golin e fitores.

loading…