Derbi

Prishtina-Trepça ’89, kryendeshja e çerekfinaleve të Kupës së Kosovës

Sot është hedhur shorti për çerekfinalet e Kupës së Kosovës dhe janë mësuar çiftet e këtij rundi.

Ndeshja më interesante pritet të jetë ajo mes dy klubeve të Superligës së Kosovës, Prishtinës dhe Trepçës ’89.

Ndërsa, klubi në pozitën e dytë në tabelën e Superligës, Feronikeli, do të përballen me Ferizajn, po ashtu në Superligë. Në këtë ndeshje, favorit është Feronikeli për shkak të formës më të mirë që ka treguar deri më tani gjatë sezonit.

Ndërsa, klubi nga Suhareka, Ballkani, do të përballet me Kikën nga Istogu. Kika është në Ligën e Parë, nivelin e dytë të futbollit në Kosovë.

Ndeshja e fundit e çerekfinaleve do të jetë ajo mes Dritës dhe Vëllaznimit, me gjakovarët po ashtu në Ligën e Parë.

Të gjitha këto ndeshje do të zhvillohen më 9 shkurt dhe nuk do të ketë ndeshje kthyese pasi që ndeshjet janë me eliminim direkt.

KF Ferizaj – FC Ferronikeli

FC Prishtina – KF Trepqa 89

KF Kika – KF Ballkani

KF Vëllaznimi – FC Drita