Prishtina tregon pse ndërpreu bashkëpunimin me Besart Berishën

Tashmë është edhe zyrtare. Kampionia në fuqi e Kosovës, Prishtina ka ndërprerë bashkëpunimin me Besart Berishën.

Sipas asaj që ka shkruar klubi nga kryeqyteti, Berisha pritet që të largohet nga Kosova.

“Berisha pritet që të largohet nga Kosova andaj klubi e mirëkupton dhe i dëshiron shëndet dhe suksese”, thuhej ndër tjera në postim.