Prishtina sot nis stërvitjet, objektiv Kupa e Kosovës dhe kreu i tabelës

FC Prishtina nis të mërkurën (sot) misionin për pranverë.

Skuadra e FC Prishtinës pas disa ditëve pushimi, do të rifillojë të mërkurën (4 janar) përgatitjet për vazhdimin e edicionit.

FC Prishtina fazën e parë përgatitore do ta kryejë në stadiumin e Flamurtarit në Prishtinë, teksa stërvitja e nesërme starton në ora 13:00.

Ekipi jonë në mes të janarit ashtu sikurse edhe në të kaluarën, pritet të zhvendoset në Antalia të Turqisë për përgatitje dy-javore.