Prishtina sonte në Qipro synon fitoren ndaj Apoel Nicosias

Kampionia e Kosovës në basketboll, KB Prishtina sot (e martë) do të jetë mysafire e Apoel Nicosia në Qipro.

Kjo është ndeshja e katërt në Grupin C të FIBA Europe Cup. Prishtinasit nga tri ndeshje kanë një fitore dhe tre humbje, kurse Apoel ka tri humbje në tri ndeshje.

Për bardhekaltrit kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për të vazhduar në rrethin e ardhshëm të kësaj gare.

Edicionin e kaluar, kryeqytetasit arritën suksesin më të madh në këtë garë, duke hyrë në Top 16.

Kampionët e Kosovës shpresojnë se do të përsëritin këtë sukses edhe në këtë edcion.

Ndeshja Apoel Nicosia-Sigal Prishtina zhvillohet nga ora 17:00 me kohën tone lokale.

Takimin e parë ndërmjet këtyre dy skuadrave e kishte fituar Prishtina me rezultat 93:74.

loading…


loading…