Prishtina ka vazhduar me formën e mirë, duke gjetur trepikëshin e radhës në luftën për titullin kampion.
Bardhekaltërit mundën Lirinë në “Fadil Vokrri” 3:0, në një 90-minutësh pa shumë histori.
Sfida u zhbllokua 10 minuta para fundit të pjesës së parë, ku Ergyn Ahmeti realizoi një super-gol.f
Ekipi i Mirel Josës u paraqit mirë edhe në pjesën e dytë, ku shënoi edhe dy herë tjera.
Meriton Korenica gjeti dy gola ndaj ish-ekipit të tij, për të vulosur rezultatin final.
Me këtë fitore, Prishtina i afrohet përsëri Feronikelit në tri pikë, ndërsa Liria mbetet në pozitën që dërgon në Ligën e Parë.








