Skuadrës së Prishtinës i ka mjaftuar goli i kapitenit Lorik Boshnjaku në minutën e 115-të për ta eliminuar Dritën, që e mposhti me rezultatin 1:0 në 1/8 e finales të Kupës së Kosovës.

Me këtë fitore në ndeshjen e luajtur në stadiumin “Fadil Vokrri”, Prishtina është kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Kosovës.

Për Prishtinën, kjo është fitorja e dytë përballë Dritës, të cilën javë më parë e mposhti në ndeshjen e Superkupës së Kosovës, të luajtur në Antalia të Turqisë.