Formacionet

Prishtina pret Llapin në “Fadil Vokrri”, formacionet zyrtare

Prishtina do të jetë nikoqirë i Llapit në kuadër të javës së 12-të të Superligës së Kosovës.

Një rivalitet që shpesh herë ka qenë i ashpër në vitet e fundit, duke e kthyer këtë ndeshje prej më më rëndësi në futbollin tonë.

Prishtina vjen në këtë ndeshje si e gjashta në renditje me 16 pikë, ndërsa Llapi si i treti me 21 pikë.

Emanuel Egbo ka vendosur që për këtë ndeshje të luajë Leotrim Kryeziu, Albion Kurtaj dhe Jalen Blesa.

Në anën tjetër Tahir Batatina i ka besuar Valmir Veliu, Muhamet Hyseni dhe Trimnor Selimi.

Prishtina: Nika, Pefqeli, Islami, Hyseni, Kryeziu, Muja, Sinani, Bytyqi, Useini, Kurtaj, Blesa.

Llapi: Avdyli, Namani, Jashari, Hyseni, Ramadani, Selimi, Krasniqi, Ahmeti, Blakçori, Musolli, Veliu./Telegrafi/