Skuadra e Prishtinës në volejboll do të jetë pjesë e Kupës Ballkanike – BVA Cup 2019 për meshkuj.
Klubi i volejbollit Prishtina Volley M nga Prishtina ka udhëtuar sot në qytetin e Strumicës për të marrë pjesë në Kupën Ballkanike të klubeve e cila zhvillohet nga data 2-4 Tetor 2019.
Në këtë garë përveç Prishtinës marrin pjesë edhe ekipi nikoqir OK Gio Strumica dhe ekipi turk Tokat Belediye Plevne.
Orari i ndeshjeve:
Prishtina Volley – Tokat Belediye (Turqi), 2 tetor nga ora 18:30.
Prishtina Volley – Gio Strumica (Maqedoni Veriore), 3 tetor nga ora 18:30.
Tokat Belediye – Gio Strumica, 4 tetor nga ora 18:30.
loading…







