Prishtina pas formimit të Superligës Evropiane: Ju ftojmë t’i riktheheni sërish klubit të parë të zemrës suaj, Prishtinës

Klubi i Prishtinës i ka bërë një ftesë të gjithë tifozët kosovarë të ekipeve si Milan, Inter, Juventus, Barcelona, Real Madrid, Liverpool, Manchester United, Manchester City dhe Arsenal.

Ekipi nga kryeqyteti fton tifozët kosovarë të këtyre ekipeve që t’i rikthehen përsëri klubit të Prishtinës dhe të bëjnë tifo.

“Të dashur tifozë të Milan, Inter, Juventus, Barcelona, Real Madrid, Liverpool, Manchester United, Manchester City, Arsenal… të qytetit të Prishtinës dhe mbarë Kosovës, Ju ftojmë të i riktheheni sërish klubit të parë të zemrës suaj, Prishtina!”, thuhet në postimin e tyre.

Kjo ftesë erdhi pas formimit të Superligës Evropiane, që po kundërshtohet shumë nga tifozët.