Prishtina pa telashe ndaj 89-shit, ngjitet në vendin e dytë

Skuadra e Prishtinës ka vazhduar me fitore në Superligën e Kosovës në futboll. Prishtina në stadiumin “Fadil Vokrri” e ka mposhtur Trepçën ’89 me rezultatin 3:1.

Me këtë fitore, Prishtina është ngritur në pozitën e dytë në tabelë me 66 pikë, një më pak se Ballkani që është lider dhe një më shumë se Drita që ka rënë në pozitën e tretë. Endrit Krasniqi (49’) e Leutrim Kryeziu (67’, 76’) shënuan golat për fitoren e Prishtinës derisa golin e vetëm për ekipin nga Mitrovica e realizoi Arbnor Muja në minutën e 69-të. Me këtë humbje, Trepça ’89 renditet e teta në tabelë me 35 pikë, pozitë kjo që dërgon në barazh.