Prishtina nuk i reziston presionit, Feronikeli i hapur për media

Skuadra e Prishtinës është mbyllur para ndeshjes kundër Feronikelit, që vendos për titull të kampionit.

Nga klubi Prishtina është njoftuar për “Sportin në KTV” se stërvitjet e së premtes dhe të së shtunës, do të jenë të mbyllura për media dhe shikues.

Por, në klubin Feronikeli nuk e kanë problem praninë e medieve, një ditë para ndeshjes, të cilën do ta mbajë të shtunën nga ora 11:00.