Prishtina nuk i ndal përforcime, prezanton edhe mbrojtësin e Malishevës

Futbollisti që aktivizohet si mbrojtës i majtë, Gentrit Dumani, ka nënshkruar kontratë dy-vjeçare me FC Prishtinën.

28-vjeçari në edicionin e fundit u aktivizua për Malishevën në Superligë duke qenë ndër lojtarët kryesor të këtij ekipi.

Gentriti edhe më parë ka qenë pjesë e FC Prishtinës në vitet 2015-18 me ç’rast i ka fituar edhe dy Kupa të Kosovës dhe një trofe të Superkupës.

Dumani është futbollist që ka përvojë të madhe në futbollin e Kosovës pasi që krahas Prishtinës dhe Malishevës, është aktivuar edhe me Flamurtarin, Drenicën dhe Fushë Kosovën.

Ai u shpreh i entuziazmuar me rikthimin te Prishtina teksa e ka dhënë edhe një prononcim për faqen zyrtare të klubit tonë.

𝐑𝐢𝐤𝐭𝐡𝐢𝐦𝐢 – Po rikthehem te Prishtina pas katër viteve dhe po ndjehem sikurse në shtëpinë time. Pas ofertës së Prishtinës, nuk jam menduar dy herë pasi që është klubi më i madh dhe më i trofeshëm në Kosovë.

𝐊𝐞̈𝐫𝐤𝐨𝐧 𝐭𝐢𝐭𝐮𝐥𝐥𝐢𝐧 – Prishtina gjithmonë synon kreun e tabelës. Edhe në këtë edicion pretendojmë që ta fitojmë titullin kampion dhe më pas pjesëmarrjen në garat ndërkombëtare. Besoj se me punë dhe me angazhim do t’i arrijmë synimet së bashku.

𝐏𝐫𝐞𝐦𝐭𝐨𝐧 𝐦𝐚𝐤𝐬𝐢𝐦𝐮𝐦𝐢𝐧 – Si fillim synojmë që të përgatitemi sa më mirë për ta nisur kampionatin furishëm. Shpresoj se nuk do të kemi lëndime gjatë fazës përgatitore. Prishtinës dhe tifozëve të flaktë “Plisave” i’u premtoj më të mirën time në çdo ndeshje. /Demokracia.com