Superliga e Kosovës
Prishtina në rrugë të duhur për titullin e Superligës, fiton kundër Besës
Skuadra e Prishtinës ka shënuar një fitore të madhe në udhëtim kundër Besës në xhiron e 33-të të Superligës së Kosovës.
Ekipi i menaxhuar nga Zekirija Ramadani arriti fitore të thellë 3 me 0.
Golat për ekipin kryeqytetas i shënuan: Otto John (dy gola) dhe Krasniqi.
Me këtë fitore, Prishtina shkon në kuotën e 72 pikëve në vendin e parë