Prishtina edhe ndeshjen ndaj Feronikelit ’74 nuk do të mund ta luajë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Bardhekaltrit ndeshjen me Dukagjinin e kishin luajtur në Kampin Nacional në Hajvali, ndërsa takimin me Feronikelin prapë kanë ndërruar destinacion dhe këtë herë do të luajnë në sadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, shkruan Ballkani.info.

Prishtina u largua nga stadiumi “Fadil Vokrri” pasi aty u desh të interevenohet në riparimin e barit dhe stadiumi duhet të mbetet i mbyllur për 25 ditë dhe do të rikthehet në funksion në ndeshjen që Kosova e zhvillon me Qiprion me 15 tetor.

Pas kësaj ndeshjeje Prishtina pritet papë të rikthehet në shtëpi për ndeshjet si vendase. /Ballkani.info