Prishtina ndalet në shtëpi nga Drenica

Prishtina dhe Drenica i kanë ndarë pikët në kuadër të përballjes që u zhvillua në javën e tetë të Superligës së Kosovës, pasi ndeshja përfundoi 0-0.

Klubi bardh e kaltër e filloi mjaftë mirë ndeshjen duke e rrezikuar portën me anë të Januzit në minutën e 38-të.

Pjesa parë nuk kishte ndonjë rast të veçantë, derisa në të dytën prishtinasit shpërdoruan disa shanse të mira për të kaluar në epërsi.

Ishte minuta e 48-të kur Prishtina e rrezikoi portën e Drenicës me anë të Korenicës, derisa goditjen e tij e ndali Ymeri.

Vendasit vazhduan ta rrezikonin portën e mysafirëve me anë të Ahmet Januzit që gjuajti me kokë nga harkimi i Thaqit që përfundoi afër portës.

Prishtina rrezikoi edhe njëherë me anë të Mankedas që goditi shtyllën dhe që ky ishte rasti më i mirë i ndeshjes që përfundoi pa gola.

Pas xhiros së nëntë, Prishtina gjendet në vendin e gjashtë me 14 pikë, gjersa Drenica është në të tetin me katër më pak.

loading…