Prishtina ndalet me barazim në “Fadil Vokrri”

Skuadra e Prishtinës ka dështuar ta fitojë ndeshjen kundër Ulpianës në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.

Skuadra bardhekaltër barazoi 1:1 të enjten, në ndeshjen që i takoi xhiros së shtatë të Superligës së Kosovës në futboll. Para kësaj ndeshje, Prishtina pati dy fitore rresht në udhëtim, atë kundër Feronikelit 4:0 dhe Duakgjinit 2:1.

Ulpiana ishte e para që kaloi në epërsi me golin e shënuar në fund të pjesës së parë nga Ermir Rezi, derisa Prishtina e barazoi rezultatin në 1:1 nëpërmjet Leotrim Kryeziut në minutën e 64-të.