Prishtina mposht Trepçën ‘89, synon titullin në xhiron e fundit ndaj Feronikelit

Prishtina e ka mundur 3:0 Trepçën ’89 duke i mbajtur gjallë shpresat për titull në Superligë një javë para përfundimit të sezonit.

Mankenda, Basit Khalid dhe Mario Morina i shënuan golat e fitores së Prishtinës në pjesën e dytë ndaj vizitorëve nga Mitrovica në stadiumin Fadil Vokrri në kryeqytet.

Kjo fitore i mundëson skuadrës së Mirel Josa që të luftojë për titull në ditën finale kundër liderit Feronikelit, i cili fitoi derbin ndaj Llapit dhe ruajti epërsinë prej dy pikëve ndaj bardhekaltërve.

Për Trepçën ’89, ndërkohë, gjërat janë përkeqësuar, pasi skuadra mitrovicase bie në pozitën e nëntë dhe rrezikon të detyrohet të luftojë për mbijetesë përmes barazhit.

Pas një pjesë të parë pa gola, skuadra vendase shpërtheu në fillim të pjesës së dytë duke realizuar plot tri herë.

Mankenda e theu akullin në minutën e 48-të, para se Khalid ta dyfishonte epërsinë në minutën e 67-të.

Në fund të takimit Mario Morina realizoi për 3:0 pas një kundërsulmi të bardhekaltërve.

Tabela: