Prishtina ka fituar derbin ndaj Llapit, në një ndeshje jashtëzakonisht dramatike në “Fadil Vokrri.

Vendasit arkëtuan pikët e plota falë një goli të shënuar nga Mërgim Pefçeli në minutën e 88-të të takimit.

Ky derbi pati edhe shikueshmëri të lartë. Mbi 10 mijë e 500 tifozë ishin sot prezent në “Fadil Vokrri”.

Prishtina tani mban vendin e dytë me 72 pikë, dy më pak se lideri Feronikeli. Derisa Llapi mbetet prapa tyre me 69 pikë.

Në dy xhirot e fundit edhe Llapi edhe Prishtina do të luajnë kundër Feronikelit.