Prishtina me 10 futbollistë në fushë e ka mposhtur Feronikelin në ndeshjen kryesore të Superligës së Kosovës të mërkurën në Drenas, duke ia rrëmbyer pozitën e parë.

Goli i vetëm i Mario Morinës ishte i mjaftueshëm që Prishtina të triumfojë ndaj skuadrës nga Drenasi, të cilën tani e ka kaluar në krye të renditjes tabelore të ligës elitare kosovare.

Mysafirëve iu desh të prisnin 57 minuta, që Morina të shënojë golin e epërsisë që përfundimisht ishte i tri pikëve shumë të rëndësishme për kryeqytetasit.

Në një ndeshje të ashpër me plot kartonë të verdhë, Prishtina mbeti me një lojtar më pak kur po zhvillohej një orë lojë, pasi Diar Miftaraj u ndëshkua për herën e dytë dhe u përjashtua nga loja pas një ndërhyrjeje të vrazhdë.

Por, bardhekaltrit ia dolën të mbaheshin fort dhe nuk e lejuar rrjetën e portës së tyre të prekej, përkundër sulmeve të shpeshta të vendasve.

Prishtina tani del në vendin e parë me 33 pikë, një më shume se Feronikeli në vendin e dytë.

Në ndeshjen tjetër të kësaj jave, Ferizaj e mundi KEK-un 2-1 në udhëtim.