FC Prishtina ka korrur fitore në “Fadil Vokrri” me rezultat bindës 3 me 1.
Loja e gjitha foli për vendasit që shënuan dy herë me të njejtin emër, ishte Ahmed Januzi që fillimisht ‘puthi’ rrjetën nga 11 metërshi për 1 me 0, krejt në fund të pjesës së parë, shkruan Ballkani.info
E qysh në fillim të pjesës së dytë ishte Januzi që tundi rrjetën e Ferizajasve, ndërsa për golin e fundit të Prishtinës u përkujdes Otto John 3 me 0.
Golin e nderit dhe epilogun final të takimit e vendosi 18-vjeçari Albin Krasniqi, 3 me 1./Ballkani.info/







