KB Prishtina ka humbur ndeshjen e parë ndaj Vareses në 1/8 e finales në Fiba Europa Cup.

Varese fitoi me shumë vështirësi ndaj Prishtinës në një ndeshje spektakolare të zhvilluar në Pallatin e Rinisë.

Rezultati përfundimtar i takimit të sotëm ishte 77-80.

Te Prishtina më i miri në parket sonte ishte Dardan Berisha që shënoi 21 pikë, kurse pati edhe 3 kërcime e 3 asistime. Ai u ndihmua nga Divine Myles që shënoi 18 pikë.

Te Varese më i miri ishte Dominique Archie që shënoi 22 pikë, pati 7 kërcime e 1 asistim.

Ndeshja e kthimit luhet Itali pas një jave.