"Plisat"

Prishtina leksion ekipit ukrainas, kalon në fazën e dytë të FIBA Europa Cup

KB Prishtina ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në udhëtim te klubi ukarinas Cherkaski Mavpy.

Klubi nga kryeqyteti i Kosovës shënoi fitore bindëse me rezultat 73-92, që i siguron kualifikimin në fazën e dytë të FIBA Europa Cup.

Prishtina pas katër xhirove ka tri fitore e një humbje, kurse ekipi ukrainas një fitore e tri humbje.

A.J. Davis ishte më i mirë te Prishtina me 26 pikë, i cili u ndihmua nga Dardan Berisha që shënoi 16 pikë.