Prishtina konfirmon Josën trajner të skuadrës

FC Prishtina ka hedhur poshtë pretendimet e medieve shqiptare për një largim të mundshëm të Mirel Josës.

Gjatë ditës së sotme, në Shqipëri u raportua se Prishtina ka arritur tashmë një marrëveshje paraprake me Skënder Gegan, trajnerin që bëri kampion Partizanin në Kategorinë Superiore.

Ky lajm ka detyruar FC Prishtinën të reagojë, duke thënë se Mirel Josa ka mbështetjen e plotë të klubit.

Njoftimi i FC Prishtinës:

Prishtina po i vazhdon përgatitjet

Mirel Josa sëbashku me shtabin teknik po kryejnë punën e tyre të duhur

Prishtinë, 14 qershor 2019 – E konfirmojmë edhe njëherë dhe për të disatën herë, se FC Prishtina ka kryetrajner edhe për dy vitet e ardhshme.

Mirel Josës, FC Prishtina i qëndron prapa deri në përpikëri. Josa vazhdon të ketë besimin e plotë nga të gjithë anëtarët e FC Prishtina.

Edhe pse na vije keq që mbase dikush nëpërmjet medieve të ndryshme po provon të trazoj ujë, kryetrajneri Josa dhe futbollistët, me qetësinë optimale janë duke i bërë përgatitjet e duhura në fazën përgatitore në Pejë për ndeshjet e rëndësishme në Europa Ligë.