Prishtina ia zgjat kontratën portierit të dytë

Klubi kryeqytetas dhe portieri prishtinas e kanë vazhduar bashkëpunimin për një vit e gjysmë,
Alban Muqiqi do ta vazhdojë karrierën në FC Prishtina.

Klubi Bardhekaltër ka njoftuar përmes faqes së vetë zyrtare se ka arritur marrëveshje me portierin prishtinas për vazhdimin e kontratës për një vit e gjysmë.

Muqiqit i kishte skaduar kontrata, por palët arritën marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit.

“Muqiqi me Prishtinën i ka 42 paraqitje zyrtare. Ai është fëmijë i Prishtinës dhe vazhdon t’i qëndrojë besnik klubit megjithëse kohëve të fundit nuk ka pasur paraqitje si titullar pasi portier i parë i prishtinasve është Visar Bekaj”, shkruhet në njoftimin e klubit.

“Vendosa për të vazhduar me Prishtinën pasi që këtu jam rritë dhe më së miri ndjehem në shtëpinë time dhe normalisht, megjithëse se kisha kontakte edhe nga klube tjera, zgjedhja për të vazhduar me klubin tim ishte shumë e lehtë”, ka thënë 23 vjeçari.