Prishtina – Gjilani: Mbyllet ndeshja me penallti të humbur në fund!

Prishtina dhe Gjilani kanë ndarë pikët.

Në fund të ndeshjes pati një penallti për Prishtinën, por heroi Koliçi mbrojti 11-metërshin.

“Bardhekaltrit” ishin nikoqir në kryeqytet në stadiumin “Fadil Vokrri”, Gjilanin me fillim nga ora 15:00.

Prishtina ndodhet në pozitën e tretë në tabelë me 50-të pikë dhe në rast të fitores do t’i afrohet Dritës dhe Ballkanit që ndajnë kreun në vetëm dy pikë.

Mysafirët nga Gjilani gjenden në pozitën e katërt në tabelë me 36-të pikë të grumbulluara.

Gjyqtarë të kësaj ndeshje janë: Gramos Shala, Alban Ejupi, Elvis Bicaj, Arben Halili.

Ne do të ju mbajmë të informuar LIVE për çdo ndryshim të rezultatit në këtë ndeshje.

FC Prishtina – SC Gjilani: 0:0

90+5 Mbyllet ndeshja.

88′ Besnik Krasniqi gjuan nga penalltia, por pret Enea Koliçi

86′ Prapashtica (PRI) gjuan por topi përfundon mbi portë

85′ Ndryshim te Gjilani, hynë Kastrati në vend te Musollit

82′ Nikaç (GJIL) gjuan plogësht në drejtim të portës

80′ Zëvendësim te Prishtina, hynë Pefqeli në vend të Lilajt

74′ Zëvendësim te Gjilani, hynë Shend Kelmendi në vend të Arbër Çyrbës

73′ Endrit Krasniqi (PRI) rrezikon seriozisht portën e Gjilanit

72′ Besnik Krasniqi (PRI) merr një krosim nga Boshnjaku, por tentimi i tij me kokë përfundon lartë mbi portë

70′ Kërkohet penallti nga lojtarët e Prishtinës, por nuk mendon njëjtë gjyqtari Shala

69′ Endrit Krasniqi (PRI) gjuan nga mbrenda zonës por mbi portë

68′ Prishtina me zëvendësim të dyfishtë, inkuadrohen Prapashtica dhe Bardhoku, largohen Mankenda dhe Abazi

65′ Endrit Krasniqi (PRI) merr një top të mirë nga Dellova, por nuk e shfrytëzon si duhet

62′ Zëvendësim (GJIL) Inkuadrohet Darko Nikaç në vend të Tomislav Busiç

61′ Boshnjaku (PRI) gjuan nga me shumë se 25 metra larg dhe rrezikon portën e Gjilanit

54′ Musolli (GJIL) gjuan rrezikshëm por vetëm shtylla e shpëton Prishtinën

50′ Fustar (GJIL) rrezikon shumë, por Enea Koliçi arrin me shpejtë se Kryeziu topin dhe e largon atë

48′ (GJIL) rast i mirë për kuqebardhët, Çyrbja nuk arrin të asistoj për Busiçin

46’ Fillon pjesa e dytë

+1 minutë lojë shtesë

40’ Progni (GJIL) gjuan zhagas nga gjuajta e lirë, ndërsa nuk përbën problem për Nikën

35’ Mankenda (PRI) e fut topin në zonën e Gjilanit, por asnjë nga lojtarët nuk gjendet në vendin e duhur

30’ minuta në “Fadil Vokrri”, por ndeshja ende pa ndonje rast shënimi

21’ Krasniqi (PRI) gjuan por pret Enea Koliçi

18’ Rrapa (GJIL) ndëshkohet me karton të verdhë

12’ Lojtarët e Gjilanit kërkojnë penallti, por gjyqtari hesht

10’ Boshnjaku (PRI) gjuan nga gjuajtja e lirë por tentimi i tij i plogësht

5’ Abazi (PRI) gjuan por Koliçi shpëton Gjilanin

Formacioni zyrtar i Prishtinës: Nika, Krasniqi, Dellova, Bekteshi, Mici, Boshnjaku, Lilaj, Krasniqi, Abazi, Mankenda dhe Kryeziu. Trajner: Zekirija Ramadani.

Formacioni zyrtar i Gjilanit: Koliçi, Rapa, Halili, Çyrbja, Bushiç, Hajdari, Useini, Musolli, Veliu, Fustar dhe Progni. Trajner: Ismet Munishi.