Prishtina fiton thellë, del në vend të parë

Prishtina e ka fituar me rezultat të lartë ndeshjen e xhiros së 24-t të Superligës së Kosovës në futboll. Të mërkurën në “Fadil Vokrri”, Prishtina e mposhti Besën e Pejës me shifrat 5:1.

Ndeshja nisi me vonesë për shkak të mbulimit të fushës me borë. Me këtë fitore, Prishtina ka dalë në vend të parë me 50 pikë, sa i ka edhe Drita e vendit të dytë.

Por Drita e Ballkani, rivalët e Prishtinës për titull, nuk i kanë luajtur ende ndeshjet e xhiros së 24-t. Ballkani i ka 48 pikë. Leonit Abazi, Endrit Krasniqi, Leotrim Kryeziu, Gauthier Mankenda dhe Albin Prapashtica shënuan golat për Prishtinën.

Donart Sheqerolli realizoi për Besën që mbetet e fundit me vetëm 7 pikë.