Superliga

Prishtina fiton në Llap, ngjitet në vendin e 4-të

Prishtina ka siguruar fitore në xhiron e 14-të të Superligës së Kosovës, duke mposhtur Llapin në “Zahir Pajaziti” me rezultat 2:0.

Endrit Krasniqi e Leotrim Kryeziu realizuan golat për ekipin nga kryeqyteti.

Në të njëjtën kohë, Trepça ’89 fitoi ndaj Besës me rezultat 4:2.

Prishtina me fitoren ndaj Llapit arrin në kuotën e 21 pikëve në pozitën e katërt. ’89-shi është i shtati me 17. Llapi e Besa zënë dy pozitat e fundit me 8, respektivisht 6 pikë.