Prishtina fiton ndeshjen vendimtare për mbetje në Superligë

Sigal Prishtina është mësuar të luaj ndeshje të madhe. Ka luajtur shumë ndeshje të mëdha që kanë vendosur për trofe.

Të dielën mbrëma në Gjakovë ishte ndryshe. Prishtina fitoi ndeshje të madhe, por të rëndësishme për mbetje në Superligën e Kosovës në basketboll. Në një ndeshje dramatike dhe me shumë kthesa në rezultat, Prishtina e mposhti Vëllaznimin me rezultatin 79:76.

Një xhiro para fundit, Sigal Prishtina është e parafundit me 37 pikë. Vëllaznimi mbetet i fundit me 36 pikë. Pozita e fundit dërgon në kategorinë e dytë, ndërsa e parafundit në plejaut.

Në xhiron e fundit, Prishtina e pret Bashkimin, ndërsa Vëllaznimi luan në udhëtim me Pejën. Prishtina me fitore inkuadrohet në plejof dhe e zhvendos Bashkimin në plejaut.

Bashkimi është i gjashti me 38 pikë, ndërsa Peja e katërta me 41 pikë.

Seth Leday e udhëhoqi Prishtinën drejt fitores. Ai realizoi 14 pikë e tetë kërcime.

Nigel Jonson realizoi 25 pikë e nëntë asistime, ndërsa Tevin Mack kishte 26 pikë e dy kërcime.

Emmanuel Emogbo ishte më i miri te Vëllaznimi me 23 pikë, 12 kërcime e tri asistime. Ty Nichols realizoi 20 pikë, 11 asistime e pesë kërcime.