Prishtina është kthyer të fitorja pas barazimit befasues që e pati javën e kaluar ndaj Gjilanit, shkruan Ballkani.info.
Bardhekaltrit e kanë mposhtur lehtë dhe bindshëm Malishevën me rezultat 3:1 në kuadër të javës së tretë në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll. Kjo është fitorja e dytë krahas një barazimi që ka Prishtina në dy tri ndeshje, ndërsa për Malishevën kjo është humbja e parë pasi ka shënuar dy fitore.
Në takimin tjetër Feronikeli ’74 ka lujatur baras me Gjilanin pa gola 0:0. /Ballkani.info







