Prishtina është eliminuar nga FIBA Europe Cup duke u mposhtur edhe në ndeshjen e dytë të 1/8 së finales, nga Varese.
Italianët, pas fitores në Kosovë me tre pikë dallim, në shtëpi ishin më të fortë duke e rritur dallimin në pikë.
100:84 ishte rezultati përfundimtar i takimit.
Kjo fazë e arritur nga Prishtina ishte suksesi më i madh në histori të klubeve kosovare deri tash.







