4:1

Prishtina e re mposht me rezultat të thellë Ulpianën

Është zhvilluar ndeshja e fundit e xhiros së parë në Ligën e Parë të Kosovës.

Ulpiana ka qenë nikoqir i Prishtinës së re dhe ka humbur me rezultat 1-4.

Kryeqytetasit për herë të parë po luajnë në Ligën e Parë dhe kanë marrë një fitore spektakolare.

Eridon Maloku, Rigon Kabashi, Donat Krasniqi dhe Kreshnik Bahtiri kanë realizuar golat për skuadrën e udhëhequr nga trajneri Elon Berisha.