Prishtina e ka mundur 2:0 Dritën, derisa Gjilani e ka ndalur Ballkanin me një barazim 1:1 në dy ndeshjet kryesore të javës së 21-të në Superligë, duke e bërë edhe më të nxehtë garën për titull.
Duket se gara për titull në ligën elitare do të jetë më e nxehtë seç pritej dhe do të zhvillohet në tri fronte, pas humbjes së dytë radhazi të kampiones në fuqi.
Në ndeshjen tjetër, lideri aktual i Superligës, Ballkani është ndalur me barazim 1-1 nga skuadra e Gjilanit.
Rezultati i takimit u vendos brenda dy minutave në pjesën e fundit të ndeshjes. Zeka i dha epërsinë Gjilanit me golin e tij në minutën e 76’, por vetëm dy minuta më vonë Ballkani barazoi shifrat me golin e realizuar nga Nikac dhe ky ishte rezultati final i ndeshjes.
Ndërsa Trepça 89’ ka triumfuar me rezultat minimal 1-0 ndaj Llapit.
Ballkani vazhdon të qëndrojë në kreun e tabelës me 45 pikë, i ndjekur nga Drita me 44 dhe Prishtina në vendin e tretë me 41 pikë.







